Durrës, 11 mars 2014 – Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi në automjetin e tyre u gjet dhe u sekuestrua rreth 20 kg kanabis sativa. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Robert Malaj, 28 vjeç dhe Alma Alia, 37 vjeç, të dy nga Shkodra. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi policia kufitare e portit të Durrësit, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin tip Lancia me targa CP 387 GP të drejtuar nga shtetasi Robert Malaj dhe pasagjere Alma Alia, ka gjetur në bagazh një sasi prej 19.55 kg lëndë narkotike e cila dyshohet si Kannabis Sativa. Materialet iu kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





