E martë, 11 mars 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Largohet opozita. Amnistia, mazhoranca konfirmohet me 84 vota”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rihetim pasurisë së zyrtarëve të lartë që nga 2003

–   Eksploziv banesës së ish-punonjësit të SHISH

–   Masakra ndaj tre fëmijëve të mitur, vajza telefonoi në polici para se të vritej

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Hetim pasurive të zyrtarëve”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Edlira, 4 orë me kufomat e të bijave në shtrat

–   Emërimet, Rama: 44 anëtarë të PD, drejtues të policisë

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “ Pasuritë e zyrtarëve, në sitë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ish-punonjësi i SHISH: Dyshimet e mia për tritolin në shtëpi

–   Gjykata rrëzon Shpëtim Gjikën, lexohet akuza

–   Siguria, Nishani merr kompetencat e Ramës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Ish-oficeri i SHISH. E vërteta e tritolit në ballkon”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rrëfimi i nënës, 3 vajzat i vrava që t’i shpëtoja, do të bëheshin prostituta

–   Kodi i ri penal merr 84 vota, zbardhet debati në parlament

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Publikohet lista e lidhjeve. Nepotizmi i PD ministria e Brendshme “Çerdhe” familjarësh ”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ilir Kulla: Kreu i PD s’duhet ftuar në Këshillin e Sigurisë

–   Ëndrrat e Simonës 13-vjeç, të këputura nga dora e nënës

–   Mjekët: Kujdes, gripi mund të kthehet edhe dy here

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Tragjedia në Itali. Obsesioni i Edlirës: Bëra gjënë e duhur kundër një fati mizor”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Gjika dhe Mziu, bashkë kundër Prokurorisë: Akuzat, montim politik

–   ILDKP: Kontroll që nga 2003 për pasuritë e zyrtarëve

–   Miratohen amnistia dhe Kodi i ri, Basha: marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin

–   Nishani: Prej 6 muajsh jam nën trysni politike, sulmi ndaj SHISH po shtohet

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Dosja Gjika. Ja “armët e prokurorisë për të burgosur kryebashkiakun”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Tritol në pallatin e Paskal Milos e Fidel Yllit, sapo ishin larguar 30 muxhahedinë iranianë

–   Intervistë, Dashamir Shehi: Berisha duhet të bëjë një hap… anash

–   Mesila Doda: PD po ndahet në “këta të Bashës”  “ata të Sokolit”

–   Mosinstalimi i kasave, gjobat që fallen nga muajt mars-gusht 2013

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  ““Akoma shteti nuk ka hyrë në komunën problematike të jugut. Kemi dy Kryeministra; ai i Shqipërisë dhe i “Republikës së Hashashit” në Lazarat. Lazarati dhe Qeveria jonë”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Meta: E kisha të vështirë ta mblidhja Parlamentin pa Berishën

–   Shkolla e Policisë,afatet e testimit të kandidatëve

–   Sa duhet të paguajmë për përmbarimin privat

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/