10 MARS 2014 – Kur e gjeni veten duke jetuar në një apartament, veçanërisht duke bërë diçka shumë ndryshe nga ajo që keni bëre më përpara, ju filloni t’i mësoni mimikat që ndodhin rreth jush edhe pa i vërejtur.

“Sepse unë tashmë jetoj në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e amerikanes për zakonet e Shqipërisë, të cilat ajo tashmë i ka mësuar gjatë qëndrimit në Shqipëri .

“Unë kam filluar të bëhem shqiptare në shumë mënyra: mënyra se si se unë kalojë rrugën, mënyra se si unë bëj porosinë në restorante, mënyrën se si unë eci, mënyra si unë shoh, por në mënyrë të veçantë ajo se si unë komunikojë”.

Megjithatë, shumë nga këto zakone nuk janë të vetmet gjëra që ajo kurrë nuk do t’i bënte në Amerikë.

Tundja e gishtit ishte një ndër zakonet e shumta që kishte mësuar në Shqipëri.

“Këtë e zbulova kur në fillim hypja nëpër furgona, kur taksistet më pyesnin: Për Tiranë, Tiranë, dhe une ua ktheja “Jo”, por ata vazhdonin të pyesnin, dhe në vend se tu përgjigjesh jo ata kërkonin që të ngrisja gishtin tregues i cili nuk nënkuponte vetëm “JO”, por nënkuptonte “ Jo. Vazhdo tutje me jetën tënde”. Dhe sigurisht, sa herë që tundja gishtin, kushdo që më shqetësonte, largohej tytje”.

“Tundja e kokës “Jo” kur provoja të thoja “Po”. Në Shqipëri lëkundja e kokës nga njëra anë në tjetrën nënkupton ‘Po’, e kundërta e asaj që bëjmë ne në Amerikë.

Ajo tregon për zakonin tjetër të shqiptareve i cili është “ Ej”. “Kur ata dëshirojnë të marrin vëmendjen e dikujt nuk thërrasin në emër, por përdorin fjalën “Ej”. E ka dëgjuar këtë shumë herë këtë saqë ajo thotë se ka filluar ta praktikojë edhe vet.

“Pritja në rresht, është edhe ky zakon që më ka ndodhur sa isha atje. Njëra nga gjërat më pak të preferuara atje është pagesat e faturave, për shkak se djali ku i bëj pagesat është i keq dhe qeshë më shqipën time, dhe po ashtu janë më dhjetëra persona që presin në rradhë dhe të shtynë nga rruga, pa marrë parasysh sa shumë ishim duke pritur ne aty”.

Çështja tjetër është se ata bëjnë shumë pyetje personale, ka thënë ajo.

“Kur unë kam arritur në Shqipëri gjëja e parë që ata më pyesnin është “ Pse ke lënë Amerikën për të ardhur në këtë vend të braktisur nga Zoti”, “ Jeni e martuar, e fejuar, ke të dashur”.

/Kosovapress.com/