Durrës, 10 mars 2014 – Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Durrës.Mjeti ishte i parkuar në bulevardin “Dyrrah”, në afërsi të ish dyqanit të luleve. Policia e Durrësit bën të ditur se makina me targa italiane i përket shtetasit F.T. Nuk dihet ende nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo ka rënë në mënyrë aksidentale.
Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur një makinë zjarrfikëse që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia përjashton faktin se automjeti mund të jetë përfshirë nga flakët për shkak të vendosjes së një sasie eksplozivi. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





