Durrës, 10 mars 2014 – Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës në një njoftim për shtyp njofton të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në shkollën bazë të policisë për qarkun bregdetar që të paraqiten pranë kësaj drejtorie për të tërhequr fletën e pranimit dhe Kodin.
“Gjithë kandidatët që kanë aplikuar në Shkollën Bazë të Policisë “Për Patrullë të Përgjithshme” në Qarkun e Durrësit, duke filluar nga data 10.03.2014 deri në datë 16.03.2014 duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës për të tërhequr Fletën e Pranimit së bashku me Kodin. Ditën e konkurimit me shkrim, datë 21.03.2014 kandidatët, të pajisur me dokumentat e mesipërm si dhe një dokument të vlefshëm identifikimi, të paraqiten tek Pallati i Kongreseve në orën 06.30 të mëngjesit. Korrigjimi i testimi do të kryhet me skaner, duke mundësuar që kandidatët brenda ditës të njihen me rezultatin e pikëve të grumbulluara gjatë testimit”,- thuhet në njoftimin e policisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





