7 mars 2014– Policia e qytetit port të Savonës neutralizoi një bandë shqiptaro-rumune, që merrej me trafikun e drogës. U arrestuan Guxim Gjoklaj 27 vjeç, Gani Haxhiaj 25 vjeç dhe 23 vjecarja Florentina Dogaru, nga Rumania, e cila rezulton të jetë e dashura e Guximit. Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Savonës.

Gjatë kontrollit të banesës së bandës në Rrugën Kavur u sekuestruan 1,2 kilogramë heroinë, 100 gramë kanabis, 5 gram kokainë. Shtëpia shërbente edhe si laborator për ambalazhimin e drogës për ta shitur me pakicë, sepse u sekuestrua edhe një peshore precizioni, shirit adesiv, letër varaku, qeska plastike, natriban etj.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/