7 mars 2014 – Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Në të gjithë vendin zhvillohen sot aktivitete të ndryshme ku nderohet dhe respektohet puna dhe kontributi i mijëra arsimtarëve për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri.
Që në mëngjes herët mijëra fëmijë dhe nxënës të ciklit parashkollor, 9-vjeçar dhe atij të mesëm u janë drejtuar shkollave me lule në duar për t'u uruar mësuesve të tyre të dashur: "Gëzuar 7 Marsin".
Kjo datë e ka zanafillën e hershme. Ajo të kujton themelet e para të shkollës shqipe. Nisi tw festohet që nga viti 1960-të, kur shteti Shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjwtore shqipe të Korçës e cila u themelua më 7 mars 1887.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





