Tiranë, 6 mars 2014 – Eurokomisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle zhvilloi vizitën zyrtare në Tiranë, i pranishëm edhe në takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Fyle, Rama ndër të tjera vuri në dukje se mosmarrja e statusit të vendit kandidat në dhjetor nuk ndikoi negativisht, por përkundrazi. Kurse Fyle theksoi 5 pikat ku u përmbajt diskutimi, por përsëriti se e ardhmja e Shqipërisë mbetet BE. Eurokomisioneri Fyle u shpreh se gjithëpërfshirja është kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se në fillim të muajit qershor do të mbajë një takim të dytë me Shqipërinë, por nuk caktoi datën.
Rama
“Falënderoj eurokomisionerin, bashkëkryetar në këtë tryezë, për cilësinë e lartë të bashkëpunimit. Nëse sot jemi këtu dhe unë nuk e fsheh kënaqësinë për këtë paradite, kjo vjen pikë së pari nga jetësimi i një bashkëpunimi, i një bashkëpunimi në shumë plane mes shumë palësh dhe nëse një nga disfatat tona në të shkuarën ishte mosjetësimi i një bashkëpunimi konstant në tërësi, sot sfida kryesore është bashkëpunimin politik me partnerët tanë ndërkombëtarë, me aktorët shoqërorë dhe bashkëpunimi në rajonin tonë, jo si fjalë e fundit, por si kryefjalë e qasjes së Shqipërisë evropiane. Dua të siguroj se gjithë partnerët tanë, se ne jemi të vendosur se pakënaqësia që nuk e fshehëm për mosmarrjen e statusit në Dhjetor nuk ka ndikuar negativisht, përkundrazi ka ndikuar pozitivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar atë rezultat inkurajues që qeveria arriti në pak muaj dhe bëri të mundur që ato prioritetet të arrihen dhe që ne ia kemi vënë si qëllim vetes”.
Kreu i qeverise, Edi Rama theksoi se duhet punuar për të fituar kohën e humbur. “Nuk është një rrugëtim për të shkuar diku e që në do na japin biletën, për ne është e rëndësishme Evropa qe ndertojme brenda nesh”, tha Rama.
Rama shtoi se i qëndron pikë për pikë deklaratës së dikurshme se ishte ndikimi i fuqishëm i qarqeve ekstremiste që penguan statusin.
Fyle
“Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekjet tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim. Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament, por edhe jashtë tij sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua ti bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE” tha Fyle.
Ai ka theksuar më tej se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin e saj në Bashkimin Europian.
“Tashmë është në dorë të Shqipëri që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por brenda këtyre prioriteteve kemi folur edhe për reformën në administratën publike” shtoi Fyle.
Sipas Fyle në takimin e sotëm u arritën 5 gjëra kryesore.
1-Kemi pasur diskutim të hapur duke rishikuar progresin e arritur. 2-Kemi parë se çfarë hapash ka ndërmarrë Shqipëria deri më tani dhe planet sa i takon reformave.
3-Kemi diskutuar dhe folur për rëndësinë e gjithëpërfshirjen dhe jo thjesht për opoziten, por edhe shoqërinë civile, për një mekanizëm për përfshirjen e saj.
5-Kemi rënë dakord për tekstin e një deklaratë të përbashkët 5-Së pesti kemi rënë dakord që do të takohemi sërish në Tiranë, në qershor të këtij viti”.
Fyle u shpreh i bindur se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. “Mbetem i bindur për kapacitetet e Shqipërisë për trajtimin e sfidave. KE dhe unë do vazhdojmë ta ndihmojmë vendin për të ecur përpara në këtë rrugë”, tha Fyle.
Pyetje nga gazetaret
Para pak ditësh ish kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj personit tuaj zoti Fyle, duke ju quajtur serbofil, kjo është dhe një pyetje edhe për zotin Rama sepse të dyve ju ka cilësuar njëlloj.
FULE-Duket qartë që unë nuk jam nga miqtë e listës së” facebook” të zotit Berisha por ju siguroj që jam mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kaq mund të them përsa i përket atij artikulli që sipas mendimit tim ishte false dhe i pa bazuar.
RAMA- Fakti që jam akuzuar unë nuk përbën lajm apo jo.
Cilat mund të ishin rrethanat që mund ta penalizonin sërisht Shqipërinë?
Përsa i përket konkluzioneve kanë qenë të qarta dhe janë nxjerrë nga vendet anëtare. Janë fokusuar në përpjekjet përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka kohë përsa i përket që nga dita e sotme për vlerësimin që do bëhet për shqipërinë por një vlerësim paraprak e kam ndarë sot. unë e kam vlerësuar punën që është bërë tashmë sidomos përsa i përket atyre që quhen prioritetet kyçe.
Por ama vendimi do të merret në qershor nga 28 shtete anëtare ndaj është e rëndësishme që gjithë koha të përdoret në këtë drejtim të mirë.
Ju përmendët një takim tjetër në Tiranë në qershor por nuk thatë datën. Dhe pse duhet ky takim kur në 24 qershor vendet anëtare do marrin vendimin ?
RAMA-Për momentin kemi caktuar vetëm orën 11:00.
FULE-Mund të them që në atë takim ne do të kemi në raport që do të prezantohet. Dhe përderisa kemi rënë dakord që do arrihet një datë unë jam i lirë në fillim të muajit qershor po ashtu dhe kryeministri ndaj besoj do e gjejmë një datë të përshtatshme.
A druheni se qarqet nacionaliste do e dënojnë Shqipërinë në muajin qershor?
FULE-Nuk e di për çfarë e keni fjalën. Sepse kur fola më parë thash që vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare të BE.
RAMA-I qëndroj deri në fund asaj që kam thënë. Se sa do ndikojnë kësaj nuk i dihet e rëndësishme është që ne të paraqitemi me detyra të kryera mirë.
Zhvillohet tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian
U zhvillua sot e Dialogut te Nivelit te Larte mes Shqiperise dhe Komisionit Europian. Në këtë takim deputetët e PD pjesë e tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë u shprehën se shkelja e ligjit dhe Kushtetutës është pengesë për statusin. Deputetët demokratë thanë se shkatërrimi i administratës është një pengesë për statusin.
Ndërkohë që Fyle në statusin në "twitter" shkruar gjatë tryezës së dialogut të Nivelit të Lartë evidentoi fakltin se ka marrë listën me 5 prioritetet kryesore. Opozita ne kete takim eshte e perfaqesuar nga tre deputete te PD-se, Majlinda Bregu, Arben Ristani, Eduard Halimi.
“Situata politike e perfshire ne konflikt, i cili është krijuar Kryeministri. Axhenda jone integrimi, ndërsa axhenda e tij është konflikti, ashpersimi i klimes politike me agresivitet ndaj opozites, ndaj administrates publike, ndaj institucioneve te pavarura, ndaj pronave te ligjshme te qytetareve shqiptare”, u shpreh Halimi gjatë fjalës së tij në këtë tryezë.
Deputeti demokrat rikujtoi faktin se tre ishin kushtet e BE, administrate, demokracia parlamentare dhe sistemi i drejtesise.
“A kane ecur para? Te gjitha jane kthyer pas. U shkaterua administrata, 5.000 punonjës u hodhen ne rruge. U shkaterua kushti i BE. Opozita u injorua, u la pa rrugedalje. U shkateruan pronat e ligjshme me tritol ne menyre antikushtetutese, opozita u injorua”, shtoi ai.
Gjithashtu, Halimi theksoi faktin se qeveria kërkon të kontrollojë institucionet e pavarura.
“Kërkon të fusë nën sqetull ILDKP që të mos kontrollojë pasurinë e qeveriatarëve, ashtu sikurse kërkon të mbajë nën kontroll AMA dhe SHISH”, u shpreh Halimi.
Sipas deputetit Ristani, ndryshimet pa kriter dhe me sfond partiak në Policinë e Shtetit shkaktuan trafikun e drogës drejt Italisë dhe Greqisë.
“ Krerët e policisë, drejtuesit në Rinas, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korcë, lidhje krahinore me ministrin, dhe administratorë në zgjedhjet e fundit politike për PS-në”, deklaroi në tryezë Ristani.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





