Kurbin, 6 mars 2014 – Konflikti për një copë tokë duket se është shkaku i vrasjes mbrëmjen e të enjtes të biznesmenit lacjan Ramazan Lamaj. Autori Fatmir Lamaj pretendonte pronësinë, duke nxitur në këtë mënyrë konfliktin me kushëririn e tij. Vetëm pak ditë më parë autori preu pemët e kushëririt dhe të 3 familjeve të tjera që kishin mbjellë pikërisht në këtë sipërfaqe toke. Ky veprim u denoncua në prokurori dhe ditën që u regjistrua krimi, Fatmir Lamaj mori kërkesën për t’u paraqitur në prokurori. Ky fakt duket se ka përshkallëzuar sherrin mes 2 kushërinjve dhe në shenjë hakmarrjeje, Fatmir Lama i ka zënë pritë në hyrje të shtëpisë Ramazan Lamajt, duke e qëlluar atë për vdekje. Pas arrestimit, autori ka thënë se e kishte kryer krimin për shkak se nuk kishte forcë të zgjidhte në mënyrë tjetër konfliktin për pronën e pretenduar prej tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah’/





