6 mars 2014– Në 29 mars 2009, në qytetin e Arecos(Itali), në Rrugën Toriceli,në një shkëmbim zjarri midis bandave shqiptare mbeti i vrarë Agim Leka dhe u plagos rëndë Rodjan Ruci. Karabinieria italiane mundi të çojë para drejtësisë të gjithë pjesëmarrësit në këtë shkëmbim zjarri. Njëri prej tyre Nik Kodra u arratis në Shqipëri. Interpol Roma sinjalizoi kolegët e Interpol Tiranës, që Niku fshihej në Shkodër. Për të mbuluar burimin e vërtetë të informacionit, italianët pretendonin se e kishin zbuluar vendin, ku fshihej Niku, nga informacionet e ofruara nga profili i tij në Facebook.

Gjykata e Kasacionit dha këto vendime të formës së prerë:

Rodjan Rucit i ra akuza e vrasjes dhe u lirua menjëherë nga burgu.

Isuf Peshtanaku u dënua me 18 vjet burg. Shpëtim Elezi po ashtu u dënua me 18 vjet burg. Nik Kodra u dënua me 13 vjet burg, ndërsa miku i tij Artur Shehu me 14 vjet burg.

Kujtim Kodra për shkak të sëmundjes së avokatit është ende në gjykim në Gjykatën e Apelit, ndërsa Gjykata e Faktit i ka dhënë një dënim prej 20 vjetësh burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/