Durrës, 5 mars 2014– Kombëtarja kuqezi ka fituar përballë Maltës me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Basha në pjesën e parë dhe një supergol të shënuar nga Alban Meha në pjesën e dytë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Përfaqësuesja kuqezi bëri një paraqitje mjaft të mirë. Miqësorja e rradhës do të jetë në qershor përballë Hungarisë. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për vitin 2014-të.

SHQIPËRI-MALTË  2-0

Golat: Basha 26′, Meha 52′

Shqipëria: E.Berisha (Shehi 85′), A.Lila, Cana. Mavraj, Agolli, Kace (Memushaj 78″), Basha (Vila 82′), Meha (Abrashi 64′), Rama (Roshi 71′), Kapllani (Sadiku 78′). Trajner: De Biazi

Malta: Hog, Muscat, Bezzina, Sciberras (Kristensien 57′), Agius, Fenech, Failla, Misfud (Vella 89′), Schembri (Andreë Cohen 66′), Mintoff, Camilleri (Herrera 90+1′). Trajner:  P.Ghedin

Gjyqtarë: D.Jakimovski, I.Emurli, G.Petreski (Maqedoni)

Kartonë të verdhë: Cana 34′, Kace 69′ / Misfud 54′



Në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit, që ishte miqësore, kuqezinjtë tanë fitojnë 2-0 ndaj Maltës. Një paraqitje pozitive Kombëtares Shqiptare në miqësoren e zhvilluar në “Niko Dovana” kundër Maltës. Tranjeri De Biassi e kishte përgatitur më së miri këtë miqësore, të cilën në prag të ndeshjes e kishtë cilësuar si ndeshje “zyrtare”. Të pranishëm në stadium kanë qenë të pranishëm 8 mijë tifozë, ku nuk kanë munguar 4 tifo grupet më të mëdha në trojet shqiptare “Tifozat kuqezi” “Djemt e detit” “Plisat” dhe “Fanatics”. Në fillim të pjesës së parë skuadra Malteze është shfaqur e rrezikshme, por me kalimin e minutave Shqipëria ka gjetur ekulibrin, fillon të sulmojë dhe arrin të gjejë golin me Migjen Bashën, i cili shënon me kokë gjatë goditjes së këndit e gjuajtur nga Kace. Shqipëria dominon 45 minutat e para, ku shfaq një lojë të pastër, duke fituar duelet në mesfushë. Pjesa e parë mbaron me rezultatin 1-0 për Shqipërinë. Në pjesën e dytë nuk ka pasur histori, dominim absolut i kuqezinjëve të cilët arrijn të shënojn me një “magji’ të Alban Mehes. Mesfushori godet topin nga 40 metra, topi merr një trajektore të cuditshme dhe përfundon në rrjet. Stadiumi në delir pasi një gol i atillë nuk shihet cdo ndeshje. Vec këtyre dy “rrjetave”, kombëtarja jonë ka goditur dy herë edhe shtyllën e portës malteze, me anë të Bashës dhe Roshit. Një test i kaluar me sukses, por përgjigjet më mirë se askush tjetër duhet t’i ketë marrë De Biazi, që po mundohet të vërë pikat mbi “I” sa i përket grupit të lojtarëve që do të ketë në fokus për fushatën kualifikuese të “Euro 2016”. Sikurse dihet, Shqipëria ka rënë në një grup mjaft të vështirë, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia. Kësisoji, llogaritë duhen bërë mirë nga De Biazi dhe të tijtë, që e provuan veten në veprim ndaj maltezëve modestë, ku të paktën kanë “shkundur pluhurin”, për shkak se ishin bërë ca muaj pa luajtur. Ndeshja e fundit, edhe kjo miqësore, datonte më 15.11.2013, kur barazuam 0-0 me Bjellorusinë në stadiumin asnjanës të Antalias. Nëse i referohemi renditjes botërore të FIFA-s për muajin shkurt, kuqezinjtë tanë janë më superior ndaj maltezëve, cka u duk qartë edhe në fushën e lojës. Shqipëria mban vendin e 55-të, ndërsa Malta është shumë më poshtë në këtë klasifikim mujor të kombëtareve, pikërisht në vendin e 131-të. Kjo ishte përballja e tetë në historikun e të dyja kombëtareve. Skuadra kuqezi ka bindur në këtë miqësore por duhet përmirësuar akoma më shumë duke parë që në grupin “Euro 2016” kemi skuadra të kalibrit të lartë dhe nuk duhet toleruar mos përqëndrimi në mbrojte apo mos arritja e konkludimeve në aksionet e krijuara. Por një Kombëtare që na jep shpresë për të ardhmen.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/