E enjte, 6 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Vendimi i qeverisë/ Administrata, nëpunësit do të spiunojnë kolegët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Vrasësit të Laçit i zbulohet një listë me 11 emra zytarësh: Dy vëllezërit më tallnin
– Dje vendimi/ Shembja e ndërtimeve me leje, Kushtetuesja rrëzon INUK
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nëpunësit, kush e fiton statusin”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Drejtori i SHISH-it, pa certifikatë sigurie
– Arben Ahmetaj: Anulohen gjobat politike të Berishës
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Skandal me kreun e Shërbimit Sekret. Visho Ajazi Lika pa certifikatë sigurie, nuk mund të ketë akses në dokumentet sekrete”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Prokurorëve u jepet e drejta e marrëveshjes me të akuzuarit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Zv/presidentja e KE: Reformë në KLD dhe prokurori
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Qemal Lame: Vrasja e 4 protestuesve në 1991, policia tejkaloi kompetencat
– Kreu i SHISH pa çertifikatën 3-vjeçare “tepër sekret”
– Vret shokun me një grusht në zemër, pranga 36 vjeçarit
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Prishjet e ndërtimeve, Kushtetuesja rrëzon për herë të dytë qeverinë. PD fiton në Gjykatën Kushtetuese betejën e dytë me qeverinë “Rama”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Agim Toro: E vërteta e tokave të mia në Ksamil dhe Butrint
– Ngjela: Ja pse ka konflikt mes Presidentit dhe Qeverisë
– Kodi i ri, marrëveshje si në SHBA mes prokurorit e të pandehurit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kryesia e PD-së u kthye si anëtarët e Byrosë Politike. Flet Prefekti i Shkodrës, z.Paulin Radovani; Për Shkodrën, PD-në dhe qeverinë socialiste”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Shtyhet raportimi i kreut të SHISH. SHISH: Do të reagojmë institucionalisht. Klosi: Certifikatë për Ajazin? Shaka pa kripë. Braho: Ajazi të marrë certifikatën e sigurisë
– INUK, Kushtetuesja del kundër kompetencave të reja
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Një HEC me spec. Konçesioni që po shkatërron kanionet e Përmetit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kreu i SHISH dhe pyetja enigmë mbi çertifikatën e tij të sigurisë
– Gjek Celaj: Ç’ndodhi me mua dhe Qemal Lamen në 2 prillin e Shkodrës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





