6 mars 2014 – Ngjarjet më të rëndësishme të regjistruara në vite të ndryshme në date 6 mars:

 

1079– Omar Ibn Ibrahim al – Chajjam përfundon kalendarin Jalali (matje e kohës me anë të lëvizjes së yjeve). Por Khajami ishte i gjithëanshëm; shkencëtar, astronom, matematicien, shkrimtar, poet. Ai besohet të ketë shkruar rreth një mijë strofa katër-vargjëshe ose Rubaira (Strofa). Bota anglishtfolëse u njoh me Rubairat e Kajamit nëpërmjet përkthimit letrar nga Edward Fitzgerald (1809-1883). Ironikisht, ishte përkthimi i Fitzgeraldit që ri-paraqiti Khajamin tek iranianëve të cilët e kishin harruar ose pak e njihnin atë si poet. Poezitë e Omar Khajamit janë përkthyer në shumë gjuhë. Stroftat e mëposhtme janë marrë nga libri: "Rubairat" i Omar Khajamit.  Shqipëroi Rushit Bilbil Gramshi, Edicje e dyte, e ndrequr dhe e plotësuar. Bruxelles, 1927. (Rushit Bilbil Gramshi ka qenë një nga pseudonimet e Fan Nolit). 
 
1454 – Pas 13 vjet luftë, përfaqësuesit e konfederatës prusiane u zotuan për besnikëri ndaj Kazimirit IV të Polonisë, dhe mbreti polak bie dakord për t'i ndihmuar ata në luftën e tyre për pavarësi nga kalorësit teutonë (gjermanik).
 
1799– Napoleoni merr qytetin Jaffa të Palestinës. Napoleonit i duhej ky qytet para se të përparonte më tej; Jaffa ishte një nga qendrat kryesore tregtare të Sirisë dhe kishte një port që do të bëhej strehim jetik për flotën e tij.
 
1831– Poeti amerikan Edgar Allen Poe përjashtohet nga akademia ushtarake West Point: "Paqëndrueshmëria e tij emocionale e shoqëruar me probleme të thella personale, të tilla si: nevoja e vazhdueshme për fonde dhe përkushtimi i kohës për të shkruar poezi duke lënë pas mësimet ushtarake", thuhej në dokumentin e përjashtimit.
 
1853– Opera e Giuseppe Verdit, "La Traviata", shfaqet për herë të parë, në Venecia.
 
1855– Gustave Flaubert i shkruan letrën e lamtumirës ish të dashurës së tij, shkrimtares Louise Colet. Këto letra, Flauberti do t’i përdorte si burim për romanin e tij "Madame Bovary".
 
1869– Dmitri Mendelejev paraqet tabelën e parë të elementeve para Shoqatës Kimike ruse. Në vitin 1893, Mendelejev u emërua Drejtor i Zyrës për Peshat dhe Masat, dhe në këtë rol drejtues ai krijoi standarde të reja shtetërore për prodhimin e vodkës në Rusi.
 
1882– Milan Obrenoviç kurorëzohet mbret i Serbisë. Ai mbretëroi deri në vitin 1889, kur  jep papritmas dorëheqjen dhe ia dorëzon fronin djalit të tij 12 vjeçar. Historianët nuk japin arsye të mjaftueshme se çfarë e shtyu mbretin 34 vjeçar të jepte dorëheqjen. Pas kësaj, Milan u vendos në Paris dhe u tërhoq nga jeta publike.
 
1899–  Felix Hoffmann i kompanisë gjermane Bayer merr patentën për të prodhuar Aspirinën.
 
1918– Anija amerikane "Ciklopi" zhduket në Trekëndshin Bermuda.
 
1929– Turqia dhe Bullgaria nënshkruajnë traktatin e miqësisë
 
1935– Frank Bartell (çek) vendos një rekord shpejtësie me biçikletë (130 kilometra në orë) në Los Anxheles.
 
1964– Cassius Clay i bashkohet Kombit të Islamit dhe udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Elijah Muhammad i jep atij emrin Muhammad Ali.
 
1967– Vajza e Stalinit, Svetlana Allilujeva kërkon strehim politik në Shtetet e Bashkuara. 

1970– Grupi muzikor Beatles lëshon këngën "Let it be" në Britani të Madhe
 
1974– Një italian humbet një shumë rekord prej 1 milionë e 920 mijë dollarsh në lojë ruletë në një kazino në Monte Karlo.
 
1980 – Akademia franceze, e themeluar në vitin 1635, zgjedh për herë të parë një grua si kryetare – shkrimtaren Marguerita Youcenar.
 
1994– Rezultatet e një referendumi në Moldavi treguan se elektoratit ishte kundër bashkimit të mundshëm me Rumaninë.
 
1997– Vizatimi me laps i Pikasos "Tete de Femme" u vodh nga një galeri arti në Londër, dhe u gjet pak ditë më vonë. Vizatimi, i vlerësuar 275 mijë dollarë, u vodh nga galeria Weinstein nga një njeri me syze të errëta. Personi u filmua nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një taksi. Dy ditë më pas, një i dyshuar, i quajtur Mark Lugo, 30 vjeç, u arrestua në një hotel në Napa, Kaliforni; atij iu gjet në zotërim edhe vizatimi "Tete de Femme" (Kokë Femre), që Pablo Pikaso kishte krijuar në vitin 1965.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/