Turqi, 5 mars 2014 – Songül Öden, aktorja e njohur e cila ka luajtur rolin e Gymyshit i ka shqetesuar te gjithe shikuesit dhe te pranishmit ne teater derisa gjate aktrimit ka humbur ndjenjat dhe i ka rene te fiket.
Sic shkruajne mediat turke, nje pjese e te pranishmeve ka menduar se e gjithe kjo eshte pjese e lojes teatrale por pasi nuk ka reaguar per disa minuta, koleget e teatrit kane vrapuar drejt saj duke i dhene ndihmen e pare.

Fansa te shumte te aktores kane filluar te shqetesohen duke i shkruar asaj ne profilin zyrtare ne Twitter nderkohe pas disa oreve Songul Oden ka deklaruar se ndihet me mire pas ndihmes se pare dhene ne spital.

''Jam me mire dhe ndihem komod, nuk ka asgje per t'u shqetesuar'', ishte mesazhi qe ajo ju drejtoi miqve. Prova te shumta intensive gjate kohes se fundit pasi ajo punon ne Turqi dhe ne Egjipt njekohesisht kane ndikuar qe Gymysh te perjetoje nje anomali gjate dhenies se shfaqjes se fundit…

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/