Britani e madhe, 5 mars 2014 – Një burrë i dashuruar pas gruas së tij kreu vetvrasje vetëm pak orë, pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë në spital.

Sipas miqve të çiftit, Adrian Cross nuk kaloi asnjë natë larg gruas së tij Tammy, përgjatë 15 viteve që ishin të martuar. Adrian kishte deklaruar se nuk mund të jetonte pa të. Pak orë pasi ajo ndërroi jetë në spital, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndërsa mbante veshur një fund të saj ngjyrë rozë dhe në dorë kishte një foto të saj.

Çifti ishtë martuar në Republikën Domenikane në vitin 1999 dhe jetonin së bashku prej vitesh në jug të Uellsit. 37 vjeçarja Tammy 3 vitet e fundit vuante nga probleme me frymëmarrjen dhe mbylli sytë në spital, ndërsa Adrian i qëndronte tek koka. 45 vjeçarit ju kërkua që të identifikonte trupin në mënyrë formale dhe më pas Adrian la dhomën duke thënë: Shihemi më vonë Tam.

Të afërmit menduan se ai do të rikthehej në spital për t’i bërë nderimet e fundit gruas, por ai zgjodhi të kthehej në shtëpi e të merrte një overdozë.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/