Francë 5 mars 2014 – SHBA dhe Russia nuk kanë arritur ende një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Lajmin e ka konfirmuar një burim diplomatik amerikan, i cili ka komentuar deklaratën e fundit të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Zgjidhje nuk mund të ketë,- shtoi më tej burimi,- nëse nuk përfshihet drejtpërdrejt qeveria ukrainase”.

Pak më herët, ministri i jashtëm rus Lavrov, pas një takimi me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, deklaroi se Rusia dhe SHBA kanë rënë dakord për t’u impenjuar për vënien në jetë të marrëveshjeve të arritura në 21 shkurt. Marrëveshja u arrit në atë kohë mes ish presidentit ukrainas Viktor Janukoviç dhe opozitës me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Marrëveshja parashikon një qeveri të bashkimit kombëtar dhe zgjedhje pas stinës së verës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/