Angli, 5 mars 2014 – Një mësuese është pushuar nga puna pasi u ka ngjitur gojën me ngjitës më shumë se 20 nxënësve të moshës rreth 9 vjeç. Mësuesja 27 vjeçare, që u mësonte nxënësve spanjisht, e ka kryer këtë veprim, pasi nxënësit bënin shumë zhurmë në klasë. 

Ngjarja ka ndodhur në Danesfield School në Ëilliton, Somerset. Drejtori i shkollës deklaroi se mori masë të menjëhershme ndaj mësueses Davo Priscila Ortegau ndërkohë që edhe policia ka nisur hetimet. 

Një nga prindërit tregon se vajzës së tyre i kishte dalë gjak nga buzët kur kishte hequr ngjitësin. Ndërsa të tjerë e quajnë sjelljen të neveritshme dhe shtojnë se fëmijët kanë refuzuar të shkojnë në shkollë të nesërmen pas incidentit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/