Tiranë, 5 mars 2014 – Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar si antikushtetues vendimin e Këshillit të Ministrave për Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Vendimi i qeverisë “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor, u mor në datë 30.09.2013 dhe u ankimua nga Partia Demokratike, e cila depozitoi edhe ankesën e vet në Gjykatën Kushtetuese. Pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga opozita, me objekt “Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”. Pezullimi i vendimit nr.932, datë 30.09.2013, “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor””, Kushtetuesja e vlerësoi vendimin si në shkelje te Kushtetues. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”- thuhet në vendimin e Kushtetueses.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





