Durrës, 5 mars 2014 – “Dhunohet” bashkia e Durrësit. “Persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë një dritare në katin e dytë dhe në katin e tretë është dëmtuar dera e zyrës së protokollit (sekretarisë)”. Kështu thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit, e cila është mjaft e rezervuar në dhënien e informacionit.
Dyshohet se personat e paidentifikuar kanë hyrë në bashkinë e qytetit bregdetar gjatë orëve të natës, pasi ngjarja është konstatuar nga punonjësit vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 07.45.
Sipas policisë, janë kryer veprimet e para nga Grupi Hetimor dhe po vijon puna për identifikimin e autorëve të ngjarjes, të cilët akuzohen për veprën penale "shkatërrim prone". Burime të bashkisë konfirmojnë se “hajdutët” nuk kanë marrë asgjë me vete.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





