5 mars 2014 – Prokuroria italiane kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për vëllezërit Gazmor Haxhillari, 36 vjeç, dhe Bledar Haxhillari, 30 vjeç, me akuzën vrasje me dashje në rrethana rënduese. Për bashkëpunim në vrasje u kërkua dënim më i lehtë për dy kushërinjtë Fatjon dhe Arbër Kraja, tw dy 27 vjeçarw.

Të katër shqiptarët kanë bashkëpunuar në vrasjen e priftit 63 vjeçar Don Mariano Del Bekaro në 28 dhjetor 2012. Për të hyrë në banesën e priftit, Fatjon Kraja luajti rolin e një të varfri, që kishte nevojë për ndihma ushqimore. Pasi hyri në banesë ai i mundësoi hyrjen dy vëllezërve Haxhillari. Dy vëllezërit e vranë priftin duke e goditur me grushta e shkelma, si edhe duke e mbytur me çarçafë. Hajdutët arritën të vjedhin vetëm pak mijëra euro në kesh dhe sende me vlerë.

Karabinieria pasi i identifikoi vrasësit kreu arrestimin e tre prej tyre në Itali. Gazmor Haxhillari u arrestua në Shqipëri, ku fshihej pranë familjarëve të tij, falë një bashkëpunimi të Interpol Rromës me Interpol Tiranën.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/