SHBA, 5 mars 2014 – Një foto e publikuar në rrjetin social Facebook shkakton një valë reagimesh të ashpra në SHBA. Në foto duket një vajzë e vogël, vetëm 6 muajshe, që shtrëngon në duar një automatik. Sipas shumë amerikanëve, shkrepja e kësaj fotoje dhe publikimi i saj nga babai i vajzës është një veprim i papërgjegjshëm. Babai i vajzës ka qenë në një dyqan armësh kur ka shkrepur foton dhe sipas tij, me të, ai donte të tregonte sesa e lehtë ishte arma. Dyqani i armëve ndodhej pak kilometra larg qytetit Newtown, ku, në vitin 2012, 20 vjeçari Adam Lanza vrau 26 persona, mes të cilëve 20 fëmijë të një shkolle fillore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





