E mërkurë, 5 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Rriten përfituesit/ Pakti PD-PS, zgjerohet amnistia për të burgosurit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ekzekutohen dy vëllezër, autori: I vrava se kishin para

–   Qëllohet me vezë Petrit Vasili, dëshmia e 65 vjeçarit: Më hoqi djalin nga puna

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Amnisti për 350 të burgosur”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   I sëmuri mendor, ekzekuton dy vëllezër, plagos dy të tjerë

–   Anëtarësimi në BE, si do të vlerësohet progresi deri në 2020

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Antimafia rihap dosjet e mbyllura, ndryshimet në ligj prekin Bashën, Metën dhe Priftin”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Masakër në Laç, vriten dy vëllezër, plagosen dy kalimtarë

–   Zbulohet depoja e tritolit në Bjeshkë

 

GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rrëfimi i të plagosurit, pacienti i psikiatrikut masakër me armë në Laç, vret dy vëllezër”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ftesa e Nishanit, Rama-Basha në Këshillin e Sigurimit, ja dokumenti që do të diskutohet

–   Zgjerohet amnistia, kategoritë e të burgosurve që përfitojnë

–   Një bazë tritoli në kasollen e 75-vjeçarit: E mbaj për vetëmbrojtje

 

GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin  “Spartak Ngjela në ‘97, kreu i SHISH dhe Spartak Braho në vitin 2014. Është hetuar dhe në vitin 1997 për përgjim të opozitës socialiste”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Linda Rama: Dhuna në familje, problem shqetësues

–   Alfred Dalipi: Projektet e Ministrisë së Turizmit për Gjirokastrën

–   Qëndrimi për Ukrainën, Blushi: Qeveria të konsultohet me Parlamentin

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/