5 mars 2014 – Ngjarjet më të rëndësishme të regjistruara në vite të ndryshme në datë 5 mars:

 

1046– Naser Khosrow, poet persian, filozof, shkrimtar, fillon udhëtimin e tij 7-vjeçar në Lindjes së Mesme; dhe përshtypjet i përmblodhi në librin e tij Safarnama. Khosrow konsiderohet si një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj në letërsinë persiane. Safarnama (Libri i Udhëtimeve) është vepra e tij më e njohur. Khosrow vizitoi dhjetra qytete për shtatë vjet dhe shkroi rreth tyre, duke përfshirë hollësi mbi shkolla, karvane, xhami, shkencëtarë, mbretër, publik, popuj, si dhe kujtimet e tij personale. Edhe pas kaq shumë vjetësh, libri Safarnama vazhdon të lexohet me ëndje nga persisht-folës. 

1558 – Duhani vjen në Evropë nga mjeku spanjoll Francisko Fernandes, i cili ishte dërguar në Meksikë për të shqyrtuar bimësinë e kontinentit të ri. Pas kësaj, pirja e duhanit shumë shpejt pushtoi gjithë Evropën. Katherine Medici, mbretëreshë e Francës, e quajti duhanin "ilaç i mrekullisë" pasi i kishte shëruar dhimbjet e kokës; Katherinë Medici  krijoi edhe emrin "Nicotania" (nikotina), sepse ishte ambasadori i Francës në Portugali, Jean Nicot, që ia rekomandoi asaj duhanin për herë të parë. 

1616– Vepra "Astronomical de Revolutionibus" e Nikolaus Kopernikut vendoset në indeksin të librave të ndaluar nga Kisha.

1934– Për herë të parë festohet “Dita e vjehrrave”  – në Amarillo, Teksas.

1938– Lazar Fundo, udhëheqës në grupin komunist të Korçës (ish-mentor i Enver Hoxhës në Paris)  zhgënjehet nga komunizmi dhe bëhet social demokrat. Për këtë ai thirret në Moskë nga Ali Kelmendi dhe Sejfullah Malëshova për të dhënë shpjegime për veprimet e tij. Malëshova e dënoi atë si "borgjez de-viacionist"; Fundo u përjashtua nga partia komuniste  dhe u dënua me vdekje, por shpëtoi me ndërhyrjen e mikut të tij personal, komunistit bullgar Georgi Dimitrov, dhe u lejua të kthehej në Paris.

1946– Në Fulton, Missouri, SHBA – Winston Churchill mban fjalimin e tij mbi "Perden e Hekurt" (fillimi i Luftës së Ftohtë).

1972– Kompozitori i njohur grek Mikis Theodorakis del nga partia komuniste. Si anëtar i saj, Mikis ishte arrestua me urdhër të juntës ushtarake më 1967 dhe liruar në vitin 1970 pas reagimeve ndërkombëtare.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/