Itali, 4 mars 2014 – Një grup shqiptarësh që kontrollonin trafikun e kokainës dhe heroinës në veri të Italisë janë arrestuar nga karabinierët. Hetimi i ndërmarrë nga reparti operativ nën drejtimin e kapitenit Francesco Bianco ka evidentuar se ishte një grup shqiptarësh ai që furnizonte tregun e drogës në Savonese.
7 shqiptarët që kanë përfunduar mëngjesin e sotëm në pranga janë:
1. Armand Cyrbja, 25 vjeç, banues në Tortona, ku administronte nje distributor benzine;
2. Pllum Frashnishta, 25 vjeç, banues në Tortona, i papunë;
3. Saimir Sulati, 36 vjeç, rezident në Samarate (provincë e Varese-s) ku punon si kopshtar
4. Drilon Leci, 32 vjeç, murator (i vetmi i cili është lënë në arrest shtepie,
5. Albjan Milushi, 26 vjeç,
6. Denis Remziu, 27 vjeç, i cili ndodhej në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale, por tashmë ka përfunduar në burg
7. Olent Remziu, 24 vjeç, vëllai i Denisit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





