Tiranë, 4 mars 2014 – Ambasadori i Hollandës në Tiranë, Martin De La Beij shprehu besimin e tij se Shqipëria do të marrë statusin kandidat brenda 2014-ës.
De La Beij, i pranishëm në një diskutim mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, theksoi se marrja e statusit nga ana e Shqipërisë është i mundur brenda 2014-ës, por rruga për t’u bërë pjesë e familjes europiane është e ende e gjatë.
“Aktualisht Komuniteti Europian po kalon shumë sfida. Vende si Hollanda, Franca dhe Anglia përballen me dilemën nëse këto vende do të ishin më mirë brenda apo jashtë BE-së, duke parë krizën ekonomike. Dilemë tjetër është fakti nëse zgjerimi i mëtejshëm do e zhvillonte BE-në apo jo”, theksoi ai.
Sipas De La Beij, Hollanda është mjaft strikte sa i takon politikave të zgjerimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





