4 mars 2014– Roja e financës në provincën e Leçes shkatërroi një bandë italo-shqiptare, që merrej me trafikun e drogës dhe që kishte përdorur herë pas here edhe armët, kundër konkurentëve në trafik. Në kuadrin e këtij operacioni të quajtur “Froth” u arrestuan 29 anëtarë të bandës ndër të cilët dy shqiptarë. Njëri prej dy shqiptarëve ishte Dhori Tole i datëlindjes 1991, futbollist amator.
Banda trafikonte heroinë dhe kanabis nga Shqipëria në Itali. Financierët italianë kanë arritur të kapin 15 kilogramë heronë dhe 135 kilogramë kanabis. Një pjesë e anëtarëve të bandës përfunduan në burg, ndërsa pjesa tjetër mori masën e sigurisë arrest shtëpie.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





