Tiranë, 4 mars 2014 – Bashkimi Europian nuk duhet të shtyjë më statusin e vendit kandidat për Shqipërinë! Me këtë kërkesë, një grup deputetësh të opozitës ndodhen për një vizitë në parlamentin evropian. Përfaqësues të opozitës shqiptare duan të përcjellin në Parlamentin Europian dy mesazhe kryesore. Së pari dhe mbi të gjitha, vetëm tre muaj para samitit europian të qershorit dhe në një situatë të re ndërkombëtare që ka krijuar kriza e Ukrainës, Bashkimi Europian nuk duhet të shtyjë më statusin e kandidatit për Shqiperine.
Grupi i deputetëve është takuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të zgjerimit Christian Danielsson si dhe me Elmar Brok, Nicolas Vuljanic apo Eduard Kukan.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





