Skoci, 4 mars 2013– 18 vjeçarja Charley punon si striptiste për të paguar universitetin, ndërkohë që ëndrra e saj kur të mbarojë shkollën e lartë është të bëhet police. Megjithëse nuk e pëlqen mjaft profesionin që bën, ajo shprehet se kjo punë është e vetmja mënyrë për të paguar shkollën e lartë. Para se të niste të punonte striptiste, kishte aplikuar për shumë vende të tjera pune, por të gjithë e kishin kthyer mbrapsht pasi nuk kishte eksperiencë. Vajza shprehet se e urren vendin ku ka lindur dhe kërkon të largohet nga aty, pasi nuk do që fëmijët e saj të rriten në po të njëjtin vend.

Charley rrëfen se fiton rreth 100 paund çdo natë dhe punon 6 ditë të javës. Të dashurit ia ka ndaluar të shkojë në klubin ku ajo punon, pasi është e mendimit se ai do të ndihej keq po ta shihte se çfarë bën ajo. Një studim i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në përfundimin se një në tre striptiste është studente.

Ëndrra e Charleyt-t pas marrjes së diplomës është të bëhet police. I pëlqen të ndihmojë njerëzit dhe të përballet me situata të vështira. Fundja, është pak a shumë e njëjta gjë që bën edhe tani.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/