Kosovë, 4 mars 2014 – Pas 2 rasteve në Shqipëri, shënohet viktima e parë nga gripi i derrit edhe në Kosovë. Një 57-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 2 ditë pasi u paraqit në gjendje të rëndë. Sipas mediave kosovare, pacientja me inicialet G.R nga fshati Brod i Dragashit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte konfirmuar si e infektuar nga virusi H1N1. Në Kosovë deri më tani 20 raste kanë rezultuar se kanë virusin A(H1N1), ndërkohë që 5 prej tyre ndodhen aktualisht të shtruar në klinikën infektive.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/