SHBA, 4 mars 2014 – Edhe këtë herë nuk ka reshtur së befasuari. Në koncertin e saj në Las Vegas, Miley Cyrus gjatë performancës është puthur me një fanse.
Menjëherë pas puthjes këngëtarja është parë të fshijë buzët me mëngën e saj. Këtë xhest ajo e komentoi në Twitter, ku tha se i fshiu buzët për shkak të një buzëkuqi të errët që i ishte ngjitur nga puthja.
Në çdo dalje të saj, Cyrus vazhdon të mbajë mjaft të gjallë vëmendjen mediatike mbi të.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





