Rusi, 4 mars 2014 – Janë vetëm tre rastet kur një President mund të hiqet nga posti i tij, në rast vdekjeje, shkarkimi apo dorëheqje, asnjë nga këto raste nuk ka lidhje me Janukovic. Me një qëndrim të tillë u shfaq sot para media Presidenti rus Vladimir Putin, lidhur me situatën në Ukrainë. Kreu i shtetit rus i ka cilësuar të paligjshme të gjitha shkarkimet e drejtuesve të institucioneve në vend.
“Është ndryshuar gjithashtu dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurori i Përgjithshëm. Si munden autoritetet e paligjshme që kanë marrë shtetin në dorë që të udhëheqin institucionet shtetërore”, tha ai.
Ndërkohë Putin ka shpjeguar dhe njëherë tjetër pozicionin e tij përkundrejt ndërhyrjeve ushtarake dhe financiare në Krime.
“Do të ndihmoj financiarisht Krimenë dhe pse nuk është dhënë asnjë shifër konkrete.
Qeveria ruse po punon për të gjetur një mënyrë se si të ndihmojë popullsinë në Krime. “Nëse do të marrin një operacion ushtarak në Ukrainë do të jetë një vendim i ligjshëm sepse ne duam të mbrojmë personat. Do te jete nje mision humanitar nderhyrja në Ukrainë”, u shpreh Putin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





