Angli, 3 mars 2014 – Një bredh i madh, të cilin stuhia e Krishtlindjeve e rrëzoi në tokë, është ngritur sërish në pozicionin fillestar. Fotot që tregojnë pozicionin e bredhit pas stuhisë me ato të ditëve të sotme i kanë lënë të habitur të gjithë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Chiddingstone, afër Kent-it, në Angli.  

Pema e lartë rreth 12 metra i ka habitur të gjithë rezidentët e zonës. Ndërsa në 23 dhjetor pema dukej e shkulur me gjithë rrënjë, pas stuhisë së dytë që goditi provincën, Bredhi ishte rikthyer sërish në pozicionin e mëparshëm. Sipas një eksperti për këtë ndodhi ka vetëm një shpjegim të mundshëm, megjithëse pak i besueshëm. Sipas tij ekuilibri mes peshës së bredhit dhe rrënjëve të tij të ngulura thellë në tokë ka bërë të mundur që erërat që goditën zonën ta rikthenin pemën në gjendjen e mëparshme, ende pa u dëmtuar.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/