Australi, 3 mars 2014 – Një gjarpër ka gëlltitur të gjallë një krokodil veri të Australisë pas një “lufte” të gjatë që ka lënë të shokuar një familje që kishte dalë të bënte një piknik në këtë zonë. Lajmi ka bërë xhiron e botës në pak orë. Gjarpri i madh ka sulmuar një krokodil të vogël, rreth 1 metër të gjatë në liqenin e Moondarra-s. Dueli epik është fiksuar në disa foto nga Tiffany Corlis, e cila ndodhej në zonë së bashku me familjen e saj.  

“Në fillim krokodili luftoi dhe përpiqej të mbante kokën sipër ujit. Por me kalimin e kohës të dyja palët duket se po lodheshin. Në fund krokodili u dorëzua. Gjarpri e lëshoi, pushoi, pastaj nisi ta gëlltisë. Më pas gjarpri qëndroi për një kohë të gjatë në breg pa lëvizur, ndërsa nisi të treste krokodilin. Ishte e pabesueshme. Shihej kurrizi, këmbët dhe duart e krokodilit, shihej i tëri përmes lëkurës së gjarprit”,- rrëfen Corlis.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/