Nga Qemal ZeGuri
25 janar 2014 – Dhe kjo mungesë, si brenda familjes ashtu edhe brenda shoqërisë është fatale për individin që ka nevojë të vetaktualizohet për të mos qënë vetëm shërbëtor. Dhe ka mjaft argumente që e përligjin një hamendësim të fortë se poetes i mungon totalisht, në një organizim të tillë patriarkal familjar e shoqëror, vetaktualizimi dhe edhe udhët për realizimin e tij, edhe përkundër përpjekjeve të saj të stërmundimshme angazhimisht konkrete dhe të mëdha, por që fundja nuk kanë sjellur dhe nuk sjellin vetëmse shterpësi në shoqërinë shqiptare, jo vetëm sot, por përgjithmonësisht. Kjo jo vetëm pse normat shoqërore “një formë e kanunit modern”, nuk e pranojnë vetaktualizimin e të zotit dhe të aftit, në Shqipëri, por edhe pse vetë patriarkalizimi tipik shqiptar, ndryshe krejt nga ai ballkanik, si një kanun i rreptë jo diafragmik dhe rreptësisht i rreptë edhe pse shitet për burrërorë, por pikërisht këtu fillojnë prapësitë dhe shtgjket jo realizuese e vetrealizuese të femëroritetit apo edhe mashkulloritetit të “ulët”, pasi vetëm paritë janë mashkulloritete të larta dhe kështu janë menduar e paragjykuar përgjithkohësisht në Shqipëri.
Në një ambjent kaq egërsor, ku individualizmi progresiv mbytet nga individualizmi patriarkal forcor e imponues, ndryshe nga bota e madhe perendimore, individi gjenë prehje dhe qetësi në ndrydhjen e tij të vetës instinktive biologjikisht adekuate të jetuarshmërisë si lloj, dhe mbytet për tu realizuar në vetminë andrallike. Në Shqipëri edhe vetë ngritja me aq përkushtim e familjes, po këtë aktualitet të egër ripjell dhe ngulit dhe aspak evoluimin dhe revolimin pragmatisto-mental të saj në realitete të ardhme, duke i lënë gjithnjë realitetet e saj po të njëjta, patriarkale e mesjetare. Ndodh – pohon autorja, – të bashkosh me dikë mendimet, rrahjet e zemrës, shikimet drithëruese, frymëmarrjet por jo vetminë. Atëhere sado që të duheni, nuk do të ndiheni kurrë, vërtetë së bashku. …do të mbeteni dy drejtëza paralele që nuk përputhen kurrë dhe nuk do të shihni në të njëjtin drejtim se botësitë tuaja janë të ndryshme dhe aspakësisht konvergjente. Dhe më poshtë ajo jep një mendim dhe gjykim të plotë për këtë dukuri antivlerë dhe karakteristike e tipike shqiptare. Ti ecën në rrugën e jetës e sigurtë, e pavarur, pa u mbështetur askund. Të tjerët çuditën me forcën dhe karakterin tënd: disa të admirojnë, disa të lakmojnë apo të shohin me zili, të flasin me bindjen se fshihet një suport “i dyshimtë” pas gjithë këtij suksesi. Por harrojnë se vetminë, shpeshherë e karakterizon dinjiteti. Shoqëria shqiptare i edukon femrat të jetojnë dhe të ëndërrojnë përkrahjen e një mashkulli apo bashkëshorti,… … vetë shoqëria është fajtore në viktimizimin e femrës dhe dobësisë së saj.
E edukon, e mëson të përulet, të pranojë fyerjen, padrejtësinë, cënimin e personalitetit, mungesën e respektit dhe vlerësimit, pratë jetojë për dikë tjetër… …ato femra krenare që guxojnësi meshkujt… i përndjek mentaliteti i prapambetur patriarkal dhe paragjykimi.n aji e gjykon shoqërinë dhe individin anamnezish me forcë e kompetencë prej ekzaminuesi dhe kuruesi duke saktësuar se “komplekset dhe ndjenja e fajit janë gjithpërfshirëse e universale. Askush nuk përfitoi asnjë dobi prej tyre. S’duhet të shndrrohemi në marioneta: as të njerëzve dhe as të fatit. …njeriu është paradoksi më i madh i natyrës dhe njëkohësisht, derivat i gabimeve e zhgënjimeve të veta. Ai synon të zbulojë çelësin që kodifikon lumturinë e të ngjashmit të tij. Kjo e shëmton atë!” Ky konkludim flet aq forcërisht për një femër të fuqishme por edhe të çiltër sa që në drejtpërdrejtmërinë e saj nuk mund të mos zbulosh të vërtetën e madhe që e mundon shpirtin e saj që detyrohet të gjenializohet poetikisht dhe në këto kushte edhe të vuash e të dhimbsurosh tok me të e gjer, biles edhe të dashurosh tok me të gjithçka që ajo dashuron deri edhe vetminë e saj si vetmia jote, për ti mbushur mendjen edhe vetë asaj se jo vetëm se ka njerëz që me të cilët jo vetëm ke bashkuar tëra ato që thotë dhe tok me to ke bashkuar edhe vetminë edhe pse ti nuk e din apo nuk e zbulon dot kurrë, por edhe kur nuk ke bashkuar asgjë me to, mundet që vetminë ta bashkosh dhe edhe ta alternosh reciprokisht drejtpërdrejtë ose telepatikisht. Por një grua e fuqishme biologjikisht dhe psikologjikisht si Gladiol-Safoja poeteshë dhe mendimtare nuk mundet të jetë skllave e përulur, edhe kur s’ka çka të bëjë kundër kësaj skllavërie me mantel modern, për të cilën Shqipëria dhe shqiptaria karakterizohet.
Në vetmimbylljen e saj, ajo çliron instiktet që të fillojnë të marrin frymë lirisht për t’u sendertuar që të mund të shkaktojnë emocione të fuqishme dhe të vlerta që do të zvenitnin gjithçka tjetër që do të krahasohej me to, gjithçka tjetër që kishte qënë më përpara dhe që veli i iluzioneve adoleshente, të një adoleshence biologjike dhe mentale, i kishte ngritur në kult dhe i kishte ngulitur si tabu, por që esëllimi intelektual dhe sidomos intuitiv, siç na kthjellon Osho i Madh i zhvlerëson duke i zhveshur nga vetmitizimi që ne kemi krijuar me një ndjenjë fëmijëroriteti të pafajshëm që na ka zënë për gryke si litarë në fyt. Ajo është e tillë, e fuqishme se prirje e saj intelektuale dhe intuita qenësore njerëzore, tok me forcën e realizimeve të mëdha sepse ka ëndrra të mëdha, pikërisht për faktin se vë në punë një intelektualitet të ndërtuar mbi një urë të fuqishme mbi kështjellën e biologjicitetit dhe psikikës së saj të mishëruara në një gjenialitet në rritje prej një pune ngulmuese dhe të pakahkthyeshme prej çfardo shkaku e kushti social e natyror që mundohet ta frenojë njeriun dhe sidomos qenien e dobët femëroritive. Jo më kot i rrjedhin prej shpirtit dhe nga gjykimet arsyetime të tilla gati aksiomatike si: “E keni harruar vallë që Zoti e krijoi femrën nga brinja e burrit?!pra as nga këmba që ta shkelë dhe as nga koka që ta urdhërojë. Por poshtë krahut të tij që ta mbrojë atë dhe nga ana e zemrës që ta dojë atë…” ajo tashmë e ka konkluduar intuitivisht mjaft qartë saktësinë e autoritetit intelektual të diturisë së sekretësive të individualitetit vetiak dhe potencës së tij e jo më kot arrin pritshmërisht në definicione të pakundërshtueshme nga shpirtësia qenjësore njerëzore dhe intelekti i saj i konsoliduar dhe i hapur jashtë dhe larg para e prapagjykimeve tipike meskine shqiptareske të një mashkulloriteti të sëmurë e anakronik. Një grua e tillë ia vlen të dashurohet, ia vlen të dashurojë, ia vlen të krijohet dhe po ashtu ia vlen të krijojë; një grua e tillë e lartëson dhe çliron çdo mashkulloritivizëm meskin e vizionshkurtër.
Një femëroritet i tillë është vetëm mbjellës, pasi nga fertiliteti i saj pjell gjithnjë një individualitet si pjesë e çmuar e vetvetes, që s’duhet ta cënojë asgjë dhe askush dhe që e porosit genikisht të jetë bërë si një ishull që rrethon privatësinë e vet, përkitëse si me tela me gjëmba ku askush tjetër s’ka punë dhe s’mund ta cenojë, as në sterilitetin dhe as në fertilitetin e saj. Për të, “vetmia nuk është burgu i errët, ku ti ndihesh i harruar. Ajo është reflektimi hynjor mbi ty. Arsyeja dhe logjika jetojnë jashtë dhe larg teje. Dëgjohet vetëm frymëmarrja e shpirtit tënd.vetmia dhe liria absolute që të çel trëndafilin e zemrës. E e gjithë kjo i shëmbëllen një procesi vetëpërsosjeje… …Vetmia është një mësuese e madhe që të thellon dhe të plotëson ngadalë. ” e këtu në fun me një esklamacion shpirtror të fuqishëm i përtërheq vemendjen brishtësisë së njeriut: “Ashtu si Uliksi ti duhet ta gjesh Itakën tënde. Ndaj për aq kohë sa është e mundur dhe të lënë ta bësh shijoje vetminë.” Kush shijon vetminë e tij apo transet si intervale qetësie e largese nga jeta e përditshme në përhumbjen brenda vetvetes do të akumulojë edhe emotivitet e pasoja të tij. Për këtë arsye brenda vetes lind domosdoshmërisht edhe meditimi dhe frymëzimi. Pa gjendjet e transit apo të tërheqjes në vetvete as ka patur dhe as nuk ka e do të ketë ndonjëherë frymëzim. Dhe pikërish për këto arsye, frymëzimi, siç edhe na e zbulon autorja, as nuk është dhe as nuk duhet të jetë i lodhshëm apo i provokuar sepse ai ndodh vetiu dhe është spontan. Ai është një akt i krijuesit, të cilin krijuesi, për hirë të së vërtetës nuk mund t’ia dëshifrojë dhe jo më zbulojë plotësisht misticizmin atij. E pikërisht pa këtë aspektësi energjike mistike të pazbërthyeshëm të shpirtit, as ka patur as do të ketë ndonjëherë poetë, shkrimtarë dhe mendimtarë. Dhe prandaj në të tria krijimet tharmore të sipërcituara, të shkruara në prozë, autorja na ka dhënë edhe rrugën nëpërmjet padrejtësisë së ndërtimit të kësaj botësie për të qënë shërbyes kur je thelbi i drejtësisë hynjore për njeriun, i pafuqishëm për ta ndryshuar gjendjen, shndërrohesh në mbyllje në vetvete, ku maturohesh e pjekurohesh dhe ku duke u shndrruar vetë vetmia djepi i frymëzimit dhe meditimit, ti vetë shndërrohesh në një potencë të fuqishme krijimi estetik apo edhe gjeni ndryshimesh të mëdha e të pa menduara më parë të shoqërisë ku jeton.
Sepse frymëzimi dhe meditimi janë krijim, e duke qënë të tillë janë edhe evoluim dhe revolim i vetë shoqërisë nëpërmjet individit. Kështu ka ndodhur me Budën, Konfucin, Krishnën, Jezusin, Muhamedin, etj.. të gjithë këto erdhën në këtë botë si individualitet po u poqën të tillë vetëm pasi kishin shfaqur indinjatën ndaj padrejtësisë që qëndronte në peshoren shërbëtor dhe i shërbyer, pikërisht në tërheqjen nga bota, brena vetmisë së tyre, maturimi i tëcilëve u frymëzua qenjësisht edhe hynjisht, edhe njerëzisht, për të krijuar besimet e mëdha që frymëzuan dhe ndryshuan shoqëritë ku dhe kur jetonin. Ata i dhanë njerëzimit një mendim të ri dhe një estetikë të re. Nëqoftëse aktualiteti ku je, si shërbyes apo i shërbyer dhe vetmia si prehje, qetësi apo meditim janë gjendje në të cilat gjendet njeriu, frymëzimi është diçka krejt tjetër dhe kjo diçkasi është proces. Gjendja është statusquo, ndërsa procesi është energji e shprehur, energji që shkon përkundër statusquove, energji zhvillimore, punë. Por duhet ditur dhe patur mjaft mirë parasyshë se nuk është një punë në kuptimin tërësor të punës, por një punë tipike individuale sepse edhe frymëzimi si proces nuk është kolektiv, por thellësisht dhe vetëm individual. Prandaj autorja ka të drejtë kur e përcakton frymëzimin si komplks. Ai është influenca dominuese të ndryshme e për pasojë edhe eksperienca të larmishme që rrjedhin nga shumëllojshmëria e individualsisë, për vetë faktin se varësohet nga cilëdosia artistike apo cilido artist. Autorja na zbulon gjitashtu se bota ka mekanizma të shumta me të cilat funksionon dhe ne i zbulojmë ato sa herë jemi të përfshirë në procesin e krijimit. Ata janë përherë e më të reja në operimet tona tok me ato që tashmë njohim dhe i gërshetojmë me to gjatë procesit. Nëqoftëse bota ka shumësi instrumentesh, vetë artisti gjatë këtij procesi shndërrohet në në instrument synimor që priret të transmetojë gjithçka ashtu siç është edhe në realitet. Por si arrinë ta ndërmarrë këtë një artist?! Këtë na e dëshmon krijimtaria e poeteshës dhe konkludimi i saj frojdian: “Artisti është i çuditshëm, i çmendur, apatik: mban një qëndrim misterioz, të ngurtë, por këtë e shfaq vetëm në aparencë,…”
…Artisti mediton dhe këtë proces frymëzues e meditues njëherësh, mund ta realizojë vetëm një krijues gjenial, që e përsos vazhdimisht artin e tij. Kjo ndodh sepse frymëzimi, (i vullnetshëm apo i pavullnetshëm, haluçinacion i dëshirave irraciobnale dhe të kamufluara), është një motiv i brendshëm që nxit një veprim të jashtëm, krijimin, ku asosacionet tona me idhujt, kultet e fantazitë tona (dëshirat e fjetura, primordiale, si përmbajtje onorike pasuri nënvetëdijësore jona, që gjejnë terreninn e duhur të jetëzohen përgjatë frymëzimit), mbartin një përgjegjshmëri të konsiderueshme për atë që shkruajmë, pikturojmë apo kompozojmë, vetëm sepse vërtetë me të penetrojmë në skutat më të errëta të qenies tonë nën e fektin e tij pushtues” – përkthjellon poetesha mendimtare. Ky pushtues i madh i yni është një gjendjesi në rrjedhë si Golfstrimi, ku gërshetohen të gjitha rrymat me larmi temperature dhe ujërash, një amalgamë shpirtësie fluiditive irealitive, tamam siç thotë me dyshim autorja, një gjendje inebriante pleksur me qashtersinë, apo nirvanuese dhe relevante si një rivalitet miniaturik prej Zoti, sepse frymëzimi është përceptimi më empirik i nimbusit hynjor, një stad shpirtror që krijon një oshilacion universa, frekuenca e të cilit, e ndërthurur me veçori të tjera nuk mund të shpjegohet përmes logjikës apo nënndërgjegjes sepse është burim i një forme të veçantë të vetëdijes, i përftuar përmes shpirtit, i cili i shëmbëllen një arratisjeje nga vetvetja, në kërkim të së bukurës dhe sinjifikatives. I gjithë ky esëllim intelektualo-estetik gladolian vjen nga vetëdija e gjendjesisë së dytë, vetmisë, ku motorrimi meditativ është një nga karakteristikat thelbësore të saj. Ky meditacion, që gëzon privilegjin e harmonizimit të talentit me përvojën dhe luan një rol të rëndësishëm në përmbushjen e plotë të këtij procesi i cili duhet të derivojë nga emocione dhe mendime pozitive, por nuk ndodh domosdoshmërisht kështu, në të cilin autorja është e përfshirë pothuajse në shumicën e kohës dhe me transe tejet të shpeshta, pasi asisojsisht i ka ardhur jeta, e çliron shpirtin nga skllavëria e botës së jashtme dhe e largon aq nevojshëm nga lidhjet tipike tokësore dhe bën ndërgjegjësueshëm të pyes pas një mëdyshjeje të gjatëmendueshëm: “Përmes frymëzimit mund të konretizohet sendërtimi i perversitetit, shëmtisë dhe përçudnimit.
A mund të lindë një përbindësh nga ky akt hynjor, që do të konsiderohej një apokalips mora dhe mendor?!” Dhe habia e poetes mund të marrë një përligje për dyshimin e saj për vetë faktin se “të ndihesh i frymëzuar nuk nënkupton dhe kategorizimin i talentuar, por tek artistët e mëdhenj, frymëzimi sintetizohet dhe aktivizohet duke mundësuar realizimin e veprave të destinuara për të qënë të pavdekshme”, sepse frymëzimi është edhe përmbushje e dyshimit të autores si apokalips i çkadoarritjes por edhe i arritjes së kryeveprave, pasi frymëzimi “konsiderohet si shkaku fillestar i gjenialitetit të çdo artisti dhe krijuesi të madh”, fundja ai është çmenduri e orientuar apo e çorientuar dhe si e tillë merr prioritetin që i takon, mbarësor ase marrësor. Prandaj s’mund të mos pohojmë se poetesha Gladiola Busulla është një artiste e fjalës estetike poetike dhe një mendimtare e fjalës mençurisht të thellë; brenda marrisë çmendurake dhe mençurisë urtane, ajo dëshmon veten këshu si një Safo e re e kohëve moderne, që i bën nder femrës shqiptare në thesarin e tashëm e të ardhshëm të letrave.





