* Lidhje të kundërligjshme duke anashkaluar matësin e energjisë elektrike
DURRËS, 24 janar 2014 –Teknikët e ENEL-it (homologu i CEZ-it në Itali) zbuluan 5 hajdutë energjie elektrike . Në rrugën “Paolo Balsamo” të Palermos banonin pesë prostitute shqiptare, të cilat u kapën me presh (korrent) në dorë nga elektricistët e ENEL-it. Prostitutat me inicialet L. B. 22 vjeçe, e motra e saj A. B. 20 vjeçe, P. T. 22 vjeçe, S. H. 21 vjeçe dhe A. N. vetëm 19 vjeçe vidhnin korrentin në banesën, ku jetonin me qira duke bërë lidhje të kundërligjshme duke anashkaluar matësin e energjisë elektrike, në mënyrë që të mos regjistronte të gjithë energjinë elektrike të konsumuar në apartamentin, ku jetonin 5 prostitutat. Përvojën e pasur shqiptare për vjedhjen e energjisë elektrike prostitutat tona e kanë zbatuar me sukses edhe në Itali, ku ushtronin zanatin më të vjetër në botë.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





