ITALI, 27 nëntor 2013 – Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, përjashtohet nga parlamenti i këtij vendi gjatë një votimi të zhvilluar sot në senat. Në muajin gusht, dënimi i tij për mashtrim me taksa është lënë në fuqi nga gjykata më e lartë italiane.
Sipas një ligji të miratuar vitin e kaluar, politikanët e dënuar për vepra të rënda penale janë të papërshtatshëm për parlament, por dëbimi duhet të konfirmohet nga Senati. Partia e kryeministrit Enrico Letta kishte dhënë indikacione se do të votonte kundër Berlusconit.
Berlusconi, një forcë dominante në Itali përgjatë dy dekadave të kaluara, është dënuar me katër vjet burgim, por nuk pritet të shkojë në burg për shkak të moshës. Pak përpara vendimit në senat, Berluskoni u zotua se do qëndronte në politikë për të udhëhequr Forca Italian për të mirën e Italisë. Berluskoni deklaroi para mbështetësve të tij që ishin mbledhur në Romë se asnjë lider politik nuk ishte persektuar si ai. Berluskoni deklaroi se kjo është një ditë e hidhur, një ditë zie për demokracinë.





