KALIFORNI, 27 nentor 2013- Një çift në Kaliforni ka vendosur prej 6-muajsh të ndajë shtëpinë dhe krevatin me një tjetër grua. 
Kamala Devi dhe Michael McClure, të moshës 38 dhe 49-vjeç, janë të martuar prej 12 vitesh dhe kanë një djalë 6-vjeçar. Gjashtë muaj më parë burrë e grua vendosën të bashkëjetonin në një grua tjetër të quajtur Rachel Rickard, në shtëpinë e tyre në San Diego, në Kaliforni. Ata shprehen se marrëdhënia e tyre e pazakonte është e hapur dhe u jep mundësinë të kenë një jetë seksuale sa më aktive. 

“Një nga gjërat më të mira që unë kam përjetuar që nga momenti që kemi jetuar bashkë është fakti se unë bëj më shumë ushtrime dhe kam përmirësuar kështu jetën time”, është shprehur Devi për ABC News. 

Ardhja e gruas në jetën e tyre e ka ndihmuar çiftin në mbajtjen e fëmijës dhe rritjen e tij. Në lidhje me situatën e pazakonte që fëmija i tyre po rritet, çifti ka thënë, që djali 6-vjeçar është mësuar më këtë situatë, ndose ai nuk e di ende se çfarë është seksi. 
Ndërkaq ekspertët thonë që poligamia është bërë gjithnjë e më shumë e zakonshme, ndaj dhe numri i divorceve është në rritje. 

Mesa duket Rachel, nuk do të jetë e vetmja femër për çiftin, pasi qëllimi i tyre është që të vazhdojnë të rrisin komunitetin e tyre të poligamisë dhe të marrin një hotel, ku të qëndrojnë me të dashurit e tyre. 

/ Balkanweb/