TIRANE, 26 nëntor 2013-Ministri i Shëndetësisë Ilir Bejqa, në një replikë të shkurtër pas fjalës së ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, i uroj kësaj të fundit 50-vjetorin e lindjes.
Ministri Beqja tha se: “Ju thatë se ne ndjellim gjuhën e urrejtjes, por e vetmja replikë që kam unë me ju është urime 50-vjetorin”.
Me këtë urim u bashkua edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Kryetari Meta u shpreh se: “Unë e dija që replika e Ilir Beqjës kishte të bënte me urimin, e ndaj ne të gjithë bashkohemi me urimin e tij”. Pas fjalës në Kuvend dhe pas urimeve, Jozefina Topalli u largua nga salla.
/BalkanWeb/





