DURRËS, 26 nëntor 2013 – Ka një emancipim demokratik të qytetarëve, të cilët i besojnë policisë dhe kjo në nuk konsiderohet spiunllëk. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se sallat operative vijojnë të presin e menaxhojnë çdo ditë një numër të konsiderueshëm telefonatash qytetare. Kështu, vetëm më 25 nëntor 2013, për probleme të ndryshme e në mënyrë të veçantë ato akute, shërbimet e policisë së këtyre strukturave kanë pritur e trajtuar 89 telefonata qytetare në numrat telefonikë 129 dhe 126, nga të cilat 80 të sakta (që paraqesin probleme reale). Nga këto, në 41 raste kërkohej ndihmë apo informacion nga qytetarët; në 34 raste probleme që lidhen me qarkullimin rrugor, 2 raste lidhur me dhunën në familje, 2 raste për zhurma në lokale, 1 rast lidhur me një grabitje. Të ndara sipas komisariateve të policisë në terren, vetëm më 25 nëntor 2013 në sallën e drejtorisë janë bërë gjithsej 52 telefonata, të sakta 49: ndihmë publikut 24, qarkullimi rrugor 21, dhuna në familje 2, zhurma në lokalet e natës 2. Komisariati Krujë: të pritura gjithsej 21, të sakta 17: ndihmë publikut 9, qarkullimi rrugor 7, grabitje 1. Komisariati Shijak: të bëra gjithsej 16, të sakta 14: ndihmë publikut 8, qarkullimi rrugor 6.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





