DURRËS, 26 nëntor 2013 – Familjarët identifikojnë viktimën e aksidentit në afërsi të Sukthit, i ndjeri quhet Gentian Vasil Budo, 31 vjeç, me banim në Kavajë. Ndërkohë forcat ligj-zbatuese kanë saktësuar se tragjedia ka ndodhur rreth orës 3.00 të mëngjesit të 26 nëntorit në Sukth. “Dyrrahu” (shihhttp://durreslajm.com/aktualitet/sukth-vetura-vret-bicikletistin-ne-autostraden-tirane-durres), referuar një njoftimi paraprak të drejtorisë së policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bëri të ditur se në autostradën Tiranë-Durrës, me të njëjtin kah lëvizjeje, në afërsi të biznesit të automjeteve “Toyota” në Sukth ndodhi një fatkeqësi rrugorë tragjike. Dyshohet se Endri K., 27 vjeç, me banim në Durrës, duke drejtuar automjetin me targa AA909FI, ka aksidentuar për vdekje një biçikletist, Gentian Budon. 27-vjeçari u arrestua për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Kufoma ishte dëmtuar rëndë, pasi mbi të kishin kaluar edhe mjete të tjera, gjë që rëndon dhe pozitën e të pandehurit, që e kishte braktisur viktimën.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/