DURRËS, 26 nëntor 2013 – Vijnë nga Tirana në Shkozet bashkë, por njeri ia vjedh pronarit veturën gjermane, që ia përplas në trafik-ndarësin te treni dhe ia mbath. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 24 nëntor 2013, ora 23.30, në lagjen nr. 14 Shkozet, 46-vjeçarit B. K., banues në Tiranë i është vjedhur nga shtetasi K. S., 33 vjeç, banues në Sauk Tiranë, një “Volkswagen Sharan” me targa AA 854 FT, me të cilin ishin zhvendosur të dy drejt Shkozetit. Në orën 13.30 është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj vjedhjeje, i cili ka lëvizur me mjetin në drejtim të qytetit të Durrësit, dhe, pasi është përplasur me trafik-ndarësin pranë stacionit hekurudhor, është larguar nga vendi i aksidentit me shpejtësi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





