Ish-kryeministri Sali Berisha Berisha urdhëron kryetarin e PDSH Lulzim Bashën të marrë nënkryetar të bashkisë së Tiranës ish-drejtorin e doganës së Durrësit Arben Ibro

TIRANË, 15 shtator 2013 – Tani në krye të Presidencës do të jenë dy mustaqelli nga Durrësi. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, durrsaku Gjergj Kostë Lezhja (shih foton kryesore), mësohet se është emëruar nga durrsaku Bujar Nishani në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë, shkruan e përditshmja “Sot” në numrin e 15 shtatorit 2013. Emërimi është bërë vetëm pak ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha braktisi dhe boshatisi Kryeministrinë. Ndërkaq, Lezhja ishte ngarkuar nga Berisha për të dorëzuar zyrat dhe dosjet e punës në duart e qeverisë së re socialiste. Lezhja është akuzuar më parë për zhdukjen e pamjeve filmike të masakrës së 21 janarit. Po ashtu “Sot” thotë se drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Arben Ibroja ka dhënë dorëheqjen, ndërsa është emëruar nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Punoi si badigard i ish-folëses së parlamentit Jozefinë Topalli, që e emëroi kryetar të degës së doganës së Durrësit (shih foton poshtë kur Ibroja drejtonte doganën në portin e Durrësit), ku sigurohen mbi 33 për qind e të ardhurave të krejt sistemit të doganave.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/