DURRËS, 14 shtator 2013 – Pas rrebeshit të shiut të enjten, motit të vrenjtur të premten, sikurse paralajmëroi dhe “Dyrrah”-u, fundjava do të jetë me një qiell më të pastër, teksa të shtunën temperatura më e lartë mund të arrijë deri në 24 gradë celsius (freski pas reshjeve), të dielën do të ngrihet me dy gradë, ndërsa era me forcë 2 do të fryjë nga veriperëndimi. Për amatorët “e çmendur” të plazhit, Durrësi është tërheqës edhe kur deti është paksa i ftohtë. Por në ditët në vazhdim moti mund të jetë më pak i qëndrueshëm, me temperatura maksimale 26-27 gradë, ndërsa era do të fryjë nga jugu, gjë që mund të shkaktojë reshje të lehta të hënën, të enjten dhe të premten, parashikon sajti meteorologjik britanik zoover.co.uk (shih tabelën poshtë). Prindërit duhet të kenë kujdes të hënën, ditën e parë të vitit të ri shkollor, duke marrë masa për fëmijët nga ndonjë shi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/