14 shtator 2013- Gjatë paradites së sotme pak para nisjes së seancës maratonë mpër prezantimin e programit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur sot paradite në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, me të cilin ka biseduar për veprimtarinë e Kuvendit gjatë sesionit të ri.“Vlerësojmë BE për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe Kuvendit. Po punojmë që të forcojmë më tej marrëdhëniet e institucioneve tona me ato të BE. Gjithashtu, do punojmë që të kemi një bashkëpunim sa më konstruktiv mes pozitës dhe opozitës. Të gjithë e dinë që mungesa e bashkëpunimit ka qenë pengesa kryesore në procesin e integrimit. Kështu që besoj se do të kemi bashkëpunim për të ecur më shpejtë”, ka deklaruar Meta.Nga ana e tij ambasadori Sequi ka theksuar se BE shpreson që në këtë parlament të mbizotërojë bashkëpunimi. “Mund ta quaj konstruktiv takimin me kryetarin e Parlamentit. Shpresojmë dhe besojmë se ky do të jetë një parlament ku do të mbizotërojë bashkëpunimi. Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë i përbashkët, si nga pozita dhe opozita. BE pret të shohë bashkëpunim”, u shpreh Sequi.