TIRANË,13 shtator 2013- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV News24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Ola Bruko, u ndal të komentojë zhvillimet e fundit politike.
Duke u ndalur tek seanca e parë e parlamentit, ku opozita braktisi mbledhjen ndërsa kryeministri Edi Rama prezantonte programin e qeverisë, Idrizi u shpreh se PDIU-ja nuk e braktisi Kuvendin, pasi i përmbahet parimeve të saj.
“S’ramë dakord për të braktisur sallën e kuvendit, ne jemi pjesë e opozitës, por respektojmë parimet tona”, tha ai.
Për sa i përket votimeve në Kuvend, Idrizi nënvizoi se forca politike që ai drejton do japë gjithnjë votë politike.
Duke u ndalur tek votimi për zgjedhjen e Ilir Metës Kryetar Kuvendi, Idrizi u shpreh se 91 vota në favor të tij, duhet të jenë një mesazh i qartë për të, që të krijojë në atë sallë një klimë pozitive.
“Votimi në Kuvend duhet të jetë një mesazh i qartë për zotin Meta, që të jetë në rolin e moderatorit që salla e Kuvendit të jetë e të gjithë deputetëve, të krijojë një klimë pozitive”, tha ai.
Idrizi më tej u shpreh se PDIU-ja në Kuvend do mbrojë jo vetëm çështjen çame por edhe interesat e të gjithë shqiptarëve.
Ai potencoi më tej idenë se ngritja e një ministrie për emigracionin është e nevojshme. “Mungesa e Ministrisë së Diasporës është absurde”, tha Idrizi.
Për sa i përket qëndrimit që mban ndaj PBDNJ-së, Idrizi u shpreh se ai do jetë korrekt e europian.
“Kemi refuzuar sa herë Dule ka mbajtur qëndrime që nuk takonin, ai madje nuk ka respektuar edhe ngritjen në këmbë për 1 minutë heshtje për të vrarët çamë. Mund të them se kemi qenë shumë të duruar me Dulen, kemi mbajtur qëndrim pozitiv dhe europian, nga mënyra si është rritur dhe nga vjen, ai nuk mund të ketë qëndrim evropian duke shkuar në Athinë”, shtoi Idrizi.
Idrizi:Jemi pjesë e opozitës, por respektojmë parimet tona
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Morën peng dhe dhunuan 48-vjeçarin në Durrës, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim
Ndryshime në Buxhetin 2025, Qeveria jep shpërblim për personat me aftësi ndryshe
Nis ceremonia për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani i lë ‘stafetën’ Klodian Brahos
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash për sigurinë





