10 shtator 2013-Soni Malaj ka kaluar disa ditë pushime në Romë, duke postuar këtë foto në bikini në Instagram. Ajo shfaqet në formë të shkëlqyer pas ushtrimeve intensive në palestër. Soni ka pushuar disa ditë me bashkëshortin e saj Mirko, dhe vajzën e tyre Anna, pushimet e para pas një vere pune me koncertet e fushatës së Partisë Demokratike, dhe po ashtu si e ftuar në “Summer Fest”, që organizoi “Top Channel”. Ajo po merr energjitë e mjaftueshme për fillimin e sezonit të ri televiziv, në jurinë e “X Factor” në “Tv Klan”, që pritet të nisë më 15 shtator. Gjatë këtij spektakli, Soni u komplimentua për regjimin që kishte mbajtur pas humbjes së disa kilogramëve pas lindjes. Ndërkohë që këtë verë ajo u martua zyrtarisht me balerinin italian, Mirko Luccarelli, gjatë një ceremonie të veçantë në sfilatën e “Geraldina Sposa”.
Soni Malaj ekspozon në Romë linjat pas palestrës intensive
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së
Horoskopi ditor, 27 prill 2026
Skena të çmendura në Turqi, tifozët futen në ring dhe rrahin boksierin rus
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet, pasojat në politikën amerikane





