Tirane, 9 shtator 2013 – Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku një person i identifikuar si shtetasi Elidon Fusha rreth 30 vjeç është plagosur me armë zjarri, ndërsa ka mbetur e vdekur aksidentalisht shtetasja Majlinda Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në një lokal bastesh sportive, ndërsa detajet janë ende të paqarta. Policia bën me dije se ai është qëlluar me 6 plumba.nga një person i paidentifikuar, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, në drejtim të stadiumit Dinamo.Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bëhet me dije nga bluzat e bardha se ndodhen në gjendje kritike për jetën. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që të shtënat e armës kanë alarmuar të rinjtë e shumtë të cilët frekuentojnë këtë zonë.Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë për zbardhjen e krimit. Dy shoqërues të cilët ishin bashkë me të riun në tavolinë janë marrë në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.