DURRËS, 9 shtator 2013 – Më në fund i jepet rrugë normalizimit të furnizimit me energji elektrike në Arapaj dhe Shkozet, pasi po rikonstruktohet rrjeti. Drejtoria e përgjithshme e ÇEZ Shpërndarje-s sha në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht më 9 shtator 2013 se qysh më 31 maj 2013 ka lidhur kontratë me kompaninë En.Bi Power shpk në Tiranë për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët me kabllo me vetëmbajtje tip “ABC” në drejtim të dy kabinave: njëra ndodhet në Bazilikën e Arapajt dhe tjetra me nr. 33 është në Shkozet. Në fakt, me këtë kompani të njohur nuk është bërë tender i hapur, por procedura e prokurimit ka qenë e llojit të negocimit, pa shpallje paraprake të njoftimit. ÇEZ-i kishte llogaritur një fond limit prej 6 795 598 lekë, kurse kontraktuesi riparues e uli dhe e çoi deri në 6 555 087 lekë me një diferencë prej 240 511 lekësh (mbi 1 700 euro).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





