TIRANË,8 shtator 2013-Një automjet është shpërthyer me eksploziv në dalje të Laprakës pasditen e së dielës, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar gruaja dhe djali e tij i mitur, vetëm 2 vjeç.
Gazetari ynë në vendngjarje, Spartak Koka bëri të ditur se një automjet tip, ‘Benz’ me targa AA787DK, në pronësi të shtetasit Petrit Marku, 40 vjeç me origjinë nga Mirdita është hedhur në erë me eksploziv të vendosur në pjesën e përparme rreth orës 18:35 minuta. Në momentin e shpërthimit të automjetit udhëtonin në të 3 persona, bashkëshortja e tij me shtetësi të huaj dhe fëmija i mitur, 2 vjeç. Në dalje të Laprakës makina ka shpërthyer me forcë duke u spostuar rreth 300 metra. Lëvizjet e pakontrolluara të mjetit për pak kanë shkaktuar një tragjedi në rrugë ku udhëtonin dhjetra automjete të tjera.
Shpërthimi i parë nisi në rrethrrotullimin e doganës dhe ka përfunduar gjatë shpërthimeve të radhës në dalje të rrugës së Laprakës.
Mësohet se Petrit Marku 40 vjeç, emigrant prej vitesh në Belgjikë është nxjerrë i plagosur rëndë nga automjeti. Gazetari Koka konfirmon se emigranti ka humbur një prej gjymtyrëve dhe se doktorët e Spitalit Ushtarak po luftojnë ta mbajnë në jetë.
Me plagë të lehta në fytyrë ka shpëtuar e shoqja kurse fëmija i ciftit ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë dëmtim.
Nga hetimet paraprake dyshohet për një atentat pasi eksplovizi është telekomanduar në distancë.
Per te zbardhur ngjarjen, Policia po heton mbi të kaluarën e emigrantit Marku që prej pak ditësh ishte kthyer në atdhe për pushime me familjen.
E kaluara e emigrantit, dyshime për hakmarrje
Shpërthimi që për pak i mori jetën 3 personave të një familjeje dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e kryefamiljarit, emigrant në Belgjikë. Petrit Marku, 40 vjeç rezulton se ka kryer një vrasje në vitin 2002 dhe për këtë ka marrë dënimin me 25 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Marku u dënua për vrasjen e Monil Lilës.
Për krimin, ndaj 40-vjeçarit është kryer dhe një ekstradim nga Italia, ndërsa mbeten për t’u zbardhur vitet e fundit se kur ka përfunduar nga dënimin dhe është rikthyer në Belgjikë.
/BalkanWeb/
Eksploziv me telekomandë benz-it, plagoset emigranti, shpëton e shoqja dhe fëmija 2 vjeç
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Homazhe për Ismet Bellovën, komentatori sportiv përcillet për në banesën e fundit
Deputeti i PD, Igli Cara thirrje qytetarëve: Pjesëmarrja në protestë, domosdoshmëri!
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi
Qentë endacakë kafshojnë të miturin në Durrës





