KAVAJË,8 shtator 2013– Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një këmbësor ka gjetur vdekjen, mëngjesin e sotëm në Kavajë pasi u përplas nga një makinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krye Luz të qytetit të Kavajës, ndërsa viktima, 45-vjeçari M.Lushaj ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që u përplas.
Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë këtij të fundit ndihmën e parë, duke e transporuar në spital, por 45-vjecari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Policia e Kavajës, ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi aksidentin.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, në një aksident të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë kanë humbur jetën dy pjestarë të një familje si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.
/BalkanWeb/





